Personi ekspert, Snezhana Nikollovska, që ka bërë ekspertizën e dheut për rastin “Monstra” ka përgatitur raport të rrejshëm.
Prokurorja Fatime Fetai ia lexoji pjesën e fundit të raportit që ekspertja e kishte përgatitur personalisht dhe e pyeti nëse në raport ka fjalë tepër që janë shtuar ose që janë hequr.
Dëshmitarja Nikollovska u përgjigj se fjalën “përbërja elementare” dhe “granulator” është tepër.
“A jeni e vetëdijshme se ky dokument është i rrejshëm dhe kush ju dha urdhër qe ta bëni një gjë të tillë”, pyeti prokurorja Fetai.
“Nuk kam shpjegim për këtë”, u shpreh dëshmitarja Snezhana Nikollovska.
Në ndërkohë që trupi gjykues i dha afat prej 5 ditëve që në gjykatë të dorëzoj të gjithë ekspertizën që e ka bërë dhe më gjithë me licencën e punës së saj.
Comments are closed for this post.