Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon për Alsat se po ndjekin ish ministren Gordana Jankulloska, pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila dje konfirmoi dënimin me 4 vjet burg për rastin “Tanku”.
“Kemi marrë masa dhe aktivitete standarde operacionale dhe ende nuk kemi marrë ndonjë urdhër nga gjykata për ndaluar G.J. Kur të marrim urdhër nga gjykata, do të veprojmë. Gjykata është përgjegjëse për të gjitha informacionet e tjera”, thonë nga MPB për Alsat.
Ndryshe, më herët ish ministrja e brendshme përmes një statusi në Facebook theksoi se nuk ka nevojë për spektakël dhe se nuk ka ndër mend të ikë.
Comments are closed for this post.