Një numër vendesh evropiane, si Franca, Spanja e Republika Çeke, pritet të shpallin kufizime të reja në përgjigje të rasteve në rritje me koronavirus.
Ndërkohë, disa vende kanë njoftuar rritje rekord të infeksioneve ditore, ndërsa të tjerët kanë parë numrin e tyre më të lartë në muaj.
Spanja, Franca dhe Republika Çeke, janë tre vendet që kanë parë disa nga kulmet më dramatike.
Shumica e rasteve në Evropë aktualisht janë duke u parë tek të rinjtë, por ka shqetësime se ata mund të përhapin virusin tek njerëzit e moshuar më të rrezikuar.
OBSH ka paralajmëruar “nivele alarmante të transmetimit në të gjithë rajonin”.
Comments are closed for this post.