Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni më 30 gusht ka publikuar raportin e detajuar për epideminë e coronavirusit në Maqedoni duke treguar me statistika të gjithë rastet dhe historinë e tyre.
“Shumica e të prekurve me COVID-19 në vend kanë qenë të prekur nga ndonjë sëmundje tjetër e mëhershme. Sëmundjet kronike siç janë sëmundjet kardiovaskulare, llojet e diabetit dhe sëmundje të mushkërive janë disa nga sëmundjet paraprake të të prekurve me COVID-19. 58,9% e të infektuarve kanë qenë me predispozita tjera të mëhershme” thuhet në raport.
Përndryshe, në vend ka 2238 raste aktive me COVID-19. 617 e rasteve të përgjithshme deri tani kanë ndërruar jetë, 12235 janë shëruar, nga gjithësej 15090 raste që nga fillimi i pandemisë.
Comments are closed for this post.