Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka apeluar që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë maska, për parandalimin e COVID-19.
Ai thotë se mjekët dhe personeli mjekësor punojnë çdo ditë me maska mbrojtëse dhe pajisje shtesë mbrojtëse, por në shumë profesione të tjera punonjësit e kalojnë tërë ditën e punës me mbrojtje.
“Nuk është e vështirë dhe nuk ka asnjë justifikim për ata që nuk mbajnë maskë, të cilët nuk i respektojnë masat. Unë mbaj maskë mbrojtëse sepse kujdesem për të dashurit e mi – familjen, kolegët dhe miqtë, sepse secili nga ne ka përgjegjësi të kujdeset për shëndetin e atyre që janë përreth nesh. Të kujdesesh për veten tënde është njëkohësisht të kujdesesh për të tjerët”.
“Apeloj për respektimin e masave pa përjashtim! Vetëm duke mbajtur maskë, duke i larë duart shpesh dhe duke mbajtur distancë fizike, mund të zvogëlojmë përhapjen e virusit. Le të jemi përgjegjës!”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Comments are closed for this post.