Për momentin, në vend janë aktive janë 4079 raste të të infektuarve me COVID-19. Prej fillimit të epidemisë, deri më tani vdiqën 445, ndërsa u shëruan 5145 persona. Gjithsej janë regjistruar 9669 persona të infektuar. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 91015 testime për COVID-19.
Akoma janë në fuqi masat për mbajtje të mbrojtjes në pjesën rreth gojës dhe hundës, mbajtja e distancës dhe mosgrupimi. Megjithatë, siç theksojnë edhe kompetentët, gjithnjë e më pak po respektohen rekomandimet, ndërsa numri i të infektuarve nuk po zvogëlohet. Në periudhën e fundit, pasi që u hoqën pothuajse të gjitha kufizimet dhe u vendosën protokolle për funksionim, çdo ditë po shënohen mbi njëqind raste të reja me COVID-19.
Krahas grupimeve, janë vërejtur edhe tubime më të mëdha, si dasma, që është e ndaluar në këtë periudhë. Qytetarët kanë mendime të ndara, disa konsiderojnë se nevojitet sërish vendosje e kufizimeve, si ora policore, ndërkaq disa të tjerë janë të mendimit se me masat nuk është arritur efekti i nevojshëm dhe se vendimtar është vetëdijesimi i njerëzve.
Gjatë fushatës parazgjedhore, ndërkaq edhe pas shpalljes së rezultateve, partitë politike kritikuan njëra-tjetrën për mosrespektim të masave gjatë paraqitjeve të tyre para qytetarëve. Në periudhën e kaluar u regjistruan disa funksionarë të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa këto ditë u kumtua se edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi janë pozitiv me COVID-19.
Më së shumti raste të regjistruara akoma shënohen në Shkup, ku për momentin aktivë janë 1938, në Kumanovë 257, Dibër 114, Shtip 349, Prilep 51, Tetovë 287, Strugë 189, Veles 27, Manastir 46, Ohër 104, Kavadar 18, Gostivar 217, Gjevgjeli 8, Strumicë 21, Kriva Pallankë 8, Radovish 22, Krushevë 10, Koçan 20, Probishtip 27, Demir Hisar 18, Makedonski Brod 6, Berovë 1, Vinicë 1,
Kratovë 7, Sveti Nikole 192, Kërçovë 85, Resnjë 53, Negotinë 3.
Sipas komunave, në Shkup më së shumti raste të reja vërehen në Çair – 280, Aerodrom – 204, Butel – 141, Gazi Babë – 206, Qendër – 165, Karposh – 171, Saraj – 114, Kisella Vodë – 169, Gjorçe Petrov – 125, Studeniçan – 107, Shuto Orizarë – 108, Haraçinë – 34, Ilinden – 25, Petrovec – 23, Çuçer Sandevë – 11, Sopishte – 20, Zelenikovë – 13, shtatë të huaj dhe 15 të pacaktuar.
Gjithsej janë hospitalizuar 78 pacientë.
“Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 16 ë rritur, pozitivë me COVID-19, shtatë fëmijë pozitivë. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë raste të reja, gjithsej janë të hospitalizuar 101 pacientë. Në makinë respiratore janë pesë pacientë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 33, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 116 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar për COVID-19″, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Comments are closed for this post.