Arsovski: Largimin e Mickoskit e kërkojnë personat që janë bagazh i tepërt në part

Maqedoni 23.07.2020 / 11:57

“Ata që e kërkojnë largimin e Hristijan Mickoskit nga OBRM-PDUKM, janë bagazhi famëkeq i partisë që i ka tërhequr si peshë tepër në gërmadhë, e të cilët vazhdimisht kanë punuar dhe janë lutur të fitojë LSDM-ja, edhe në referendum edhe në zgjedhje”.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, i cili u pyet në lidhje me deklaratat e Ivica Konevskit, që është anëtar i partisë dhe kërkon ndryshime në OBRM-PDUKM.

Arsovski e quajti Konevskit kurbetçar, duke thënë se avokatura nuk i shkon mirë, ndërsa tani dëshiron të ndryshojë profesion dhe të kthehet në politikë.

“Unë dhe gjithë anëtarësia mendojmë se është koha që ky bagazh të largohet, pasi OBRM-PDUKM është më e madhe se këta persona të cilët thonë ndryshime – mendojnë në atë të udhëheqin me partinë dhe e shohin si DOOEL për të bërë para dhe biznes”, tha Arsovski.

Ai shprehu dyshime për atë që Konevski dhe disa të tjerë për të cilët flitet për afera dhe skandale, nuk kanë asnjë problem me ligjin dhe asnjë kallëzim penal.




Comments are closed for this post.

Të fundit