Në 24 orët e kaluara janë bërë 1.208 testime, ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Kovid-19 në :Shkup-80, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-3, Tetovë-24, Strugë-1, Veles-3, Ohër-5, Gostivar-4, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Kërçovë -1, Resnjë-4 dhe Negotinë -1.

Kanë ndërruar jetë tetë pacientë, dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova, një nga Velesi dhe një pacient nga Kërçova. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 43 pacientë të shëruar nga: Shkupi-26, Shtipi-1, Prilepi-1, Tetova-6, Velesi-4, Gostivari-2, Koçani-1, Probishtipi-1, Kratova-1, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme, menjëherë pasi ishte pranuar, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendja Febrile ndërroi jetë një pacient 57 vjeçar nga Velesi. Në SPQ “8 Shtatori” ndërruan jetë dy persona nga Shkupi pacient (56 vjeçar) i pranuar më 11 qershor dhe një paciente (68 vjeçare) e pranuar më 13 qershor. Ndërruan jetë dy persona nga Kumanova, paciente e moshës 47 vjeçare e pranuar më 12 qershor dhe një paciente e moshës 59 vjeçare e pranuar më 14 qershor. Ndërruan jetë dy persona nga Tetova, pacient i moshës 78 vjeçare, i pranuar dje dhe një paciente e moshës 47 vjeçare e shtrirë në spital më 22 qershor. Në Spitalin e Përgjithshëm në Manastir ndërroi jetë një pacient nga Kërçova (61 vjeçar) i shtrirë në spital më 21 qershor.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 5.445, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 2.091, kanë vdekur 259, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 3.095. Nga testimet e djeshme, tre janë kontrolluese, në këtë moment shpërndarja nëpër qytete është kjo:

Shkup 2667, aktivë 1785
Kumanovë 709, aktivë 255
Dibër 83, aktivë 31
Shtip 277, aktivë 186
Prilep 238, aktivë 19
Tetovë 582, aktivë 338
Strugë 182, aktivë 102
Veles 172, aktivë 32
Manastir 43, aktivë 14
Ohër 124, aktivë 104
Kavadar 11, aktivë 6
Gostivar 92, aktivë 53
Gjevgjeli 10, aktivë 6 (2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdanci)
Strumicë 13, aktivë 9
Kriva Pallankë 12, aktivë 6
Radovish 4,
Krushevë 6, aktivë 3
Koçan 62, aktivë 27
Probishtip 13, aktivë 9
Demir Hisar 1,
Makedonski Brod 3, aktivë 1
Pehçevë 5, aktivë 2
Berovë 2, aktivë 1
Vallandovë 6, aktivë 4
Vinicë 3,
Dellçevë 1,
Kratovë 4, aktivë 2
Sveti Nikollë 17, aktivë 15
Kërçovë 10, aktivë 6
Resnjë 73, aktivë 72
Negotinë 20, aktivë 9 (10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
Testet e bëra – 1208 , janë përmes: ISHP – 506, Avicena – 102, Biotek – 108, ASHAM – 110, Klinika “Zhan Mitrev” – 205, Mjekësia ligjore – 6 dhe Sistina me PCR metodë – 171. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 54.456 testime në Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar katër pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 93 pacientë, prej të cilëve në aparate me oksigjen janë 36 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë shtrirë një fëmijë dhe 11 të rritur pozitiv në Kovid-19.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 17 pacientë të rinj, prej të cilëve katër janë dërguar në spitalin në Kozle. Deri në mëngjes gjithsej janë hospitalizuar 124 pacientë, prej të cilëve në aparat respirator janë pesë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 32 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip 23. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 75 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup deri dje (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup)

Çair – 413
Aerodrom – 135
Butel – 136
Gazi Babë – 149
Qendër – 127
Karposh – 124
Saraj – 141
Kisella Vodë – 101
Gjorçe Petrov – 83
Studeniçan – 89
Shuto Orizarë – 72
Haraçinë – 49
Ilinden – 33
Petrovec – 16
Çuçer Sandevo – 16
Sopishte – 12
Zelenikovë – 2
Stranec – 4
Të papërcaktuar – 3.