Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ju ka bërë thirrje politikanëve dhe partive që t’i respektojnë protokollet gjatë fushatës zgjedhore.
Ai bëri apel edhe tek qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
“Duke respektuar masat, mbajtur maskën, distancën, dezinfektimin, ne mbrojmë veten, dhe të gjithë rreth nesh. Bashkëpunimi me të gjithë mjekët dhe epidemiologët, sigurimi i informacionit të saktë, kontakteve, është thelbësore për gjetjen e secilit që është në rrezik, përndryshe mund të ketë kërcënim shtesë për shoqërinë për përhapjen e virusit”.
“Edhe më shumë operatorë ekonomikë kanë filluar të punojnë, por sigurisht kushti është që ata të respektojnë në mënyrë rigoroze protokollet dhe rekomandimet e miratuara. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të respektojnë plotësisht këto protokolle në mënyrë që të mbrojnë të dy klientët dhe punonjësit”, tha ministri Filipçe.
Comments are closed for this post.