Çdo vit, gjysma e fëmijëve në botë, rreth 1 miliard, janë viktima të dhunës fizike, seksuale ose psikologjike, sipas një raporti të lëshuar nga disa agjenci të OKB-së, përfshirë OBSH-në dhe UNICEF-in.
“Kurrë nuk ka justifikim për dhunën ndaj fëmijëve. Ne kemi mjete të bazuara në prova për ta parandaluar atë dhe i nxisim të gjitha vendet t’i zbatojnë ato”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për shtyp.
“Bllokimet, mbylljet e shkollave dhe kufizimet e lëvizjes kanë lënë shumë fëmijë të mbërthyer me abuzuesit e tyre, pa hapësirën e sigurt që shkolla do të ofronte normalisht”, paralajmëroi rejtuesja e UNICEF-it, Henrietta Fore.
Sipas raportit, ndërkohë që gati 90% e vendeve kanë ligje në fuqi për të mbrojtur qytetarët e tyre nën 18 vjeç nga dhuna, më pak se gjysma e tyre thanë se këto janë zbatuar në mënyrë rigoroze.
Raporti bazohet në sondazhet e më shumë se 1 000 vendimmarrësve nga 155 vende, midis vitit 2018 dhe 2019.
Comments are closed for this post.