Kryetari i Dojranit, Ango Angov, i publikoi rezultatet e hulumtimeve më të reja të ujit në Liqenin e Dojranit me ç’rast në fund të majit i ka bërë Qendra për Shëndet Publik e Velesit.

“Rezultatet e të gjitha ekzemplarëve për analiza të ujit, të cilat janë marrë nga plazhi i qytetit, si dhe nga plazhet Graniko dhe Polin, treguan se uji në Liqenin e Dojranit është në gjendje të shkëlqyer dhe se, sipas mendimit profesional, ai është i sigurt për larje dhe rekreim të mysafirëve”, deklaroi Angov.

Ato janë të njëjta si dhe rezultatet e vitit të kaluar, më saktë e theksojnë gjendjen e shkëlqyer të pandryshuar të ujit dhe tregojnë parametra të cilat nuk janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Gjatë sezonit turistik, në muajt korrik dhe gusht do të bëhen edhe disa analiza për cilësinë e ujit në Liqenin e Dojranit.