Tërmet me epiqendër 760 kilometra në jug të Shkupit, në Detin Mesdhe, me intensitet 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit, është ndjerë sot menjëherë pas mesnatës në ora 00:43, njofton Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup.
Tërmeti me intensitet prej 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit, u ndje edhe në vendin tonë me intensitet prej II – III ballë sipas shkallës Makrosizmologjike evropiane.
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë të Veriut ka stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, dhe mirëmbahet nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup.
Comments are closed for this post.