Presidenti Stevo Pendarovski sot i dërgoi urim peshkopit të Strumicës-Shkupit, Kiro Stojanov dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët i festojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian.
Në urim, Pendarovski dëshiron që festa e Ringjalljes së Krishtit të sjellë paqe, harmoni dhe dashuri pa fund.
“Këtë vit, për fat të keq, festën do ta presim në atmosferë tjetër, nën kërcënimin nga KOVID-19, që imponon edhe ndryshim të shprehive, sjelljes dhe veprimeve tona. Prandaj, mu tani më së shumti na nevojitet besim, guxim dhe besim. Ndërkaq, a ka mbështetje më të madhe shpirtërore nga Fitorja e Krishtit mbi vdekjen, të qëndrojmë dhe të dalim të bashkuar si fitimtarë.. Prandaj drita e Pashkëve le të na japë fuqi dhe besim në sfidat që na paraprijnë. Urime festa për shumë vite!”, qëndron në urimin e Pendarovskit.
Comments are closed for this post.