Gjatë natës së kaluar në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut 65 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 82 kanë firmosur vendim për vetiziolim. Nga këto: Kumanovë 40 në izolim dhe 25 në vetizolim. Në Shtip 24 në izolim dhe 8 në vetizolim, ndërsa në Tetovë kemi vetëm 13 në vet-izolim.
Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer 2034 kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vet-izolim, janë evidentuar 2 persona të cilët nuk kanë respektuar masën për izolim dhe vet-izolim.
Ndërkohë sa i përket kufizimit të lëvizjes gjatë 24 orëve të fundit në nivel të të gjithë shtetit është evidentuar se 97 persona kanë shkelur orën policore, me ç’rast 62 persona janë ndaluar, janë paralajmëruar 10, derisa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të vazhdoj procedura përkatëse.
Ndërkohë që në karantinë shtetëror janë dërguar 38 persona.
Comments are closed for this post.