Inspektorati shtetëror i punës apelon deri tek të punësuarit që të mos firmosin kontrata apo vendime për largim nga puna në rast se nuk janë të sigurt se çka nënkuptojnë ato. Rekomandimi është që të kihet kujdes se çka firmoset apo të bëhen konsulta me ekspertë të fushës.
Drejtori i inspektoratit të punës Alaudin Havziu në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi se deri tek ky institucion kanë arritur shumë parashtresa nga punëtorët të cilët kanë qenë të detyruar që të firmosin vendime për largim nga puna apo se ju ofrohen marrëveshje për punë me orar të shkurtuar.
Comments are closed for this post.