Të gjithë janë mbyllur në karantinë dhe po e kalojnë kohën duke menduar gjëra ta bukura dhe pozitive. Ndryshim nga masa nuk përbën as blogerja Armina Mevlani.
Ajo ka postuar në Instagram, foto të saj me bikini, të cilat i ka shkrepur gjatë verës që lamë pas. E buzëqeshur, e nxirë dhe duke nxjerrë në pah format e saj, Arminës duket se i mungon shumë kohë kur mund të lëvizte dhe të udhëtonte lirshëm.
Sipas fjalëve që qarkullonin, blogerja kiste caktuar edhe ditën e dasmës këtë pranverë, por mesa duket koronavirusi e ka ‘ndaluar’ që të veshë fustanin e nusërisë.
Megjithatë ajo i ka mohuar gjithëmonë zërat për një kurorëzim dashurie në liqenin e Comos në Itali. Prej disa vitesh ajo është në një lidhje me djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Shkëlzenin.
Comments are closed for this post.