Pasi dështoi të marr nën kontroll Manchester United, princi i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman tani është shumë afër të bëhet pronar i një tjetër skuadre në Premierligë.
Sipas “Sun Sport”, Newcastle United do të bëhet shumë shpejtë pronë e 34 vjeçarit, shkruan Indeksonline.
Princi arab do të paguaj plot 380 milionë euro (340 milionë funta) te pronari aktual, Mike Ashley dhe do të marr 90% të aksioneve.
Pasuria personale e tij është rreth 8 miliardë euro ndërsa ajo e familjes është rreth 1.46 trilionë euro.
Klubi do të kaloj në pronësi të Mohamed bin Salman menjëherë pasi në Britani të përfundoj kriza me koronavirusin.
Comments are closed for this post.