Turqia nuk e ka ndalur kampionatin, pavarësisht se rreziku i koronavirusit tashmë është prezent. Federata turke ka vendosur që kampionati të luhet me dyer të mbyllura pa tifozë.
Kritika të shumta ka patur në lidhje me këtë veprim. Emri i fundit që ka dalë kundër është ai i Lukas Podolskit. Gjermani është rikthyer në Turqi me skuadrën e Antalyasporit, por duket se mund të jetë penduar.
“Kriza e përhapjes së koronavirusit ka pushtuar të gjithë botën. Fatmirësisht, Turqia nuk është prekur aq shumë sa shtetet e tjera, por futbolli nuk na shijon. Shpresoj shumë që ta kalojmë këtë krizë”, – tha gjermani.
Comments are closed for this post.