Sapo t’u mbyllet hunda, shumica menjëherë marrin pikat në mënyrë që të ta bëjnë frymëmarrjen më lehtë, mirëpo nëse shkaktari i mbylljes së hundës është alergjia, pikat assesi nuk mund të jenë terapi, paralajmërojnë mjekët
Përdorimi tepër i shpeshtë i pikave, ndërkaq, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Personat të cilët pikat i përdorin tepër masës kanë shpesh gjakrrjedhje nga hunda, ndërsa disa edhe frymëmarrje të vështirësuar tërë jetën.
Te pacientët me shtypje të lartë të gjakut, tumore në gjëndrat mbiveshkore, glaukomë apo zmadhim të prostatës, përdorimi i tyre i pakontrolluar mund të përkeqësoj drastikisht gjendjen e sëmundjes.
Pikat për hundë çojnë në hapje të kanalit të hundës dhe menjëherë përmirësojnë frymëmarrjen. Megjithatë, nuk duhet të përdoret më gjatë se pesë ditë:
Nëse pikat përdoren më gjatë, shkaktohet modifikimi i receptorëve të mukozës së hundës, kështu që pacientit i është e domosdoshme që gjithnjë e më shpesh t’i përdorë, në mënyrë që të marrë frymë më mirë.
Në disa raste, pacientët shpenzojnë gjithë shishen e vogël për një ditë. Sa më gjatë që të përdoren pikat, mukoza e hundës bëhet gjithnjë e më e ënjtur, ndërsa pas disa muajve të përdorimit vjen deri te ndryshimi i përbërjes së indit të saj.
Mukoza e tillë bëhet e trashë, por e ndjeshme, me qarkullim të rrezikuar të gjakut, kështu që vjen deri te gjakrrjedhja serioze nga hunda.
Në vend që të përmirësojnë shëndetin, përdorimi i tepruar i pikave mund ta rrezikojë atë. Te disa pacientë vjen deri te atrofia, përkatësisht tëhollimi i mukozës së hundës, gjë që është gjendje e cila praktikisht e pashërueshme.
Mukoza e tillë është shkaktar i frymëmarrjes së vështirësuar me hundë gjatë tërë jetës dhe i infeksioneve të shpeshta të këtij organi.
Të gjithë ata të cilët marrin frymë me vështirësi nëpërmjet hundës, por nuk janë të ftohur, ndihmë të kërkojnë nga specialisti i ORL-së, pulmologu dhe alergologu, në mënyrë që t’u caktohet terapia e përshtatshme.
Comments are closed for this post.