Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Në fund të ditës në pjesën verilindore të vendit do të ketë kushte për reshje të borës.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 4 deri 13 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil. Të shtunën do të ketë erë, ndërsa të dielën rritje të temperaturave ditore.