Mëngjesin e sotëm në lagjen Gjorqe Petrov është grabitur me armë ekspozitura e Bankës NLB.
Nga Banka NLB njoftojnë se të gjithë të pranishmit përfshi edhe punëtorët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Banka është në kontakt të vazhdueshëm me dëshmitarët e ngjarjes dhe se mirëqenia e tyre është prioritet për Bankën.
Banka NLB njofton se janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me organet e rendit me qëllim zbardhjen e plotë të rastit. Për shumën e vjedhur Banka do të njoftojë publikun gjatë ditës.
Comments are closed for this post.