Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, ka njoftuar qytetarët që me iniciativë të BDI-së është ndryshuar ligji për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit që rrit limitin e pagesave qytetare nga 500 euro në 3.000 euro.

“Kuvendi e miratoi edhe një premtim që ia dhamë diasporës dhe ndërmarrësve vendorë duke pranuar iniciativën tonë për ndryshim të ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit”, ka deklaruar Grubi.

Tani, limiti i pagesave qytetare është rritur nga 500 euro në 3.000 euro, pa pasur nevojën që pagesat të bëhen nëpërmjet bankave dhe për të paguar provizione për transakcionet, ka shtuar më tej Grubi. .