Në qendrën policore “Gjorçe Petrov” sot do të promovohet njësia e re policore për intervenim, e formuar nga njësia e deritanishme për rend dhe qetësi, njësia për intervenim dhe përgjigje të parë “Alfa” dhe njësia për asistencë dhe sigurim të transportit.

Njësia e re do të jetë kompetente për përcjelljen e situatës në sferën e sigurisë publike në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme dhe ndërmarrjen e veprimeve dhe masave nga sfera e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e krimit dhe veprimin ndaj kërkesës për asistim të realizimit të vendimit të miratuar.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.