Jovica Strashkovski, avokat i Toni Trajkovskit ka informuar se klienti i tij, i cili as sot nuk është paraqitur në gjykatë për rastin “TNT”, mbrëmë sërish është hospitalizuar në Qendrën Urgjente ndërsa sot në mëngjes në Klinikën për Neurokirurgji. Ai para gazetarëve prezantoi dokumentacionin e djeshëm mjekësor ndërsa premtoi se do ta sjell edhe atë të sotmin.
Strashkovski thekson se klienti i tij rëndë flet dhe nuk është i orientuar.
Në ndërkohë prokurori Burim Rustemi, ka kërkuar ndarjen e procedurës për toni Trajkovskin dhe katër të akuzuarve anëtarë të Komisionit për furnizime publike në rastin TNT. Sipas tij, për të akuzuarit e tjerë ky rast duhet të vazhdoj.
Comments are closed for this post.