Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se Zoran Zaevi e ka mashtruar opinionin, kur tha se i pari e ka denoncuar rastin “Haraçi”.
OBRM-PDUKM thonë që nëse kjo është e vërtetë, atëherë Zaevi duhet të publikojë shënimin zyrtar ose dokumentin nga denoncimi.
“Sipas Ligjit për procedurë penale, neni 247 paragrafi 3, nëse denoncimi bëhet me gojë për të njëjtin ka dokument, ndërsa nëse bëhet me telefon ka shënim zyrtar. Në bazë të kësaj Zaevi duhet ta dijë se deri tani është dashur të njoftojë se në cilën ditë dhe në cilën mënyrë e ka denoncuar rastin ‘Haraçi’”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata në fund shtojnë se Zaevi nuk e ka denoncuar këtë rast, pasi sipas tyre, ai është koka kryesore e oktapodit dhe bandës kriminale.
Comments are closed for this post.