Bojan Jovanovski sot e ka marrë vendimin se hetimi për rastin “reket 2” kundër tij ka përfunduar. Jovanovski dy ditë rrëfente përpara Villma Ruskoskës për këtë rast dhe sipas avokatit të tij në detaje ka treguar dhe ka hapur mundësinë që Ruskoska të ndërmarrë edhe aktivitete të tjera për këtë hetim. Jovanovski dyshohet për mashtrime përmes organizatës humanitare “Lidhja Ndërkombëtare”. Në këtë rast dyshohet edhe babai i tij, Mile Jovanovski, nënkryetarja e organizatës Jasna Mandiq, asistentja e Boki 13 dhe deputetja Frosina Remenski e cila tha se shpreson se Ruskoska do ta ndërpresë procedurën për të. Prokurorja Ruskoska paralajmëroi se mund ta përgatisë aktakuzën në fillim të janarit.