Të premten vazhdon gjykimi për rastin “Reket”. Në sallën gjyqësore përsëri kthehen Boki 13 dhe Katica Janeva. Gjatë gjykimit duhet të dëshmojë biznesmeni Orce Kamçev nga i cili të akuzuarit kanë zhvatur 1.5 milion euro por si dëshmitare duhet të paraqitet edhe gruaja e tij, Ana, e cila e ka dhënë gjysmë milionëshin e parë.
Gjykimi i Zoran Milevskit – Kiçeec për rastin “Reket” zgjati për 48 orë. Dje pranoi se është fajtor, ndërsa sot gjykata i shqiptoi dënimin me tre vjet burg.
Kiçeec aktvendimin e dëgjoi personalisht në sallën e gjyqit, ndërsa gjykatësi i përmendi edhe Boki 13 dhe Katica Janeva duke lexuar disa pjesë të aktakuzës së Vilma Ruskoskës por edhe e shpjegoi edhe rolin ndërmjetësues të Kiçeecit gjatë zhvatjes prej 1.5 milion eurove nga Orce Kamçevi.
Deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit Kiçeec do të mbetet në arrest shtëpiak edhe pse kërkoi të mbrohet në liri.
Comments are closed for this post.