Mirëserdhët në NATO – i tha ministri britanik i Mbrojtjes Ben Valas ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin në Londër.
Takimi, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, realizohet në vigjilje të Samitit të Liderëve të NATO – Aleanca ku për herë të parë shteti ynë aktivisht merr pjesë në takim me shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve – anëtare.
“E vlerësojmë procesin e përfunduar shpejtë për ratifikimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme britanike të reformave në mbrojtje. Fokusi ynë do të jetë zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve si anëtare e NATO-s, tha ministrja Shekerinska dhe shtoi se në krahasim me vitin 2017 buxheti për mbrojtje është dyfishuar, ndërsa mbi 20 për qind e buxhetit për vitin 2020 është i dedikuar për pajisje dhe modernizim të Armatës.
Ministrja Shekerinska tha se përmes ndihmës intensive këshilluese nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, me shumë këshilltarë në domenin e reformave në mbrojtje dhe transformimit të Armatës, Maqedonia e Veriut me sukses e zbatoi procesin e anëtarësimit në NATO.
Ministri britanik i Mbrojtjes, Vallas shprehu kënaqësi nga fakti që Maqedonia e Veriut është para hapit të fundit deri në anëtarësim të plotfuqishëm në NATO. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura të Aleancës dhe është e gatshme që ta japë të gjithë mbështetjen e nevojshme në zhvillimin e kuadrit të nënoficerëve dhe në trajnimin e Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.
Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleate të vërteta në Aleancë, vende mike të cilat kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të zhvilluar në mbrojtje, u pajtuan ministrat e Mbrojtjes së të dyja vendeve.
Bashkëpunimi intensiv në mbrojtje mes të dyja vendeve përfshin një numër të madh të fushave, përfshirë edhe shkollimin e pjesëtarëve të Armatës në shkollat më prestigjioze ushtarake në Britaninë e Madhe si Kolegji Mbretëror në Londër, Kolegji i Shtabit Komandues në Shrivenam, Universiteti Krenfild, AkadeMEDIAL Mbretërore Ushtarake Sendhrst dhe kolegji Kranvell.
Comments are closed for this post.