VMRO-DPMNE-ja do të kërkoj kërkon hetim për aferën “Kesh”, hetim për mënyrën se si janë dhënë dhe keqpërdorur parat e qytetarëve.

“Do të propozojmë ligj për të hetuar pasurinë e politikanëve, jo vetëm të dënohen me të holla, por ta kthejnë atë që i kanë marrë popullit. Askush në këtë shtet nuk guxon të mbroj kriminelët. Unë që në fillim do të kërkoj që të hetohem unë dhe familja ime, por edhe Zoran Zaev dhe familja e tij dhe gjithë funksionarët dhe gjithçka që do të konstatohet se është fituar në mënyrë të paligjshme të konfiskohet dhe tu kthehet qytetarëve. Lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë e pa-kompromis”, deklaroi Mickoski.