Ministri i Punëve të Jashtme i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov sot i priti kopjet e letrave kredenciale të ambasadores së re të jashtëzakonshme dhe të autorizuar të Republikës së Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nivel Tiganj.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, në kontekst së kryesimit të ardhshëm të Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian nga janari i vitit 2020, njoftoi MPJ-ja.

Dimitrovi shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të perspektivave tona evropiane. Ai shfaqi edhe pritje për valorizimin e punës së bërë me çfarë do të mundësohen parakushte për ha konkret të agjendës evropiane.

Në takim ishte shprehur kënaqësi e ndërsjellë të marrëdhënieve midis të dyja vendeve miqësore, të vlerësuara si të shkëlqyera dhe pa çështje të hapura. Gjithashtu janë shkëmbyer mendime për përparim të mëtejshëm të bashkëpunimit sektorial, intensifikim të shkëmbimit tregtar dhe duke shtuar cilësi të re të bashkëpunimit në arsim, kulturë, bujqësi.

Ambasadores Tiganj, Dimitrovi i dëshiroi mirëseardhje të përzemërt dhe dëshira për kryerjen me sukses së misionit diplomatik në Maqedoninë e Veriut.