Prokurorja Fatime Fetai para Gjykatës Penale të Shkupit sot deklaroi se “me vendim të kryeprokurores special është caktuar edhe lartësia e shtesave dhe se kjo shumë e parave dallonte nga viti në vit”.

“Përafërsisht çdo prokuror ka marrë rreth 22.000 euro në vit që nuk është aq shumë larg nga shpenzimet e disa deputetëve”, tha Fetari.

Sipas saj, shumat janë të përafërta me prokurorët specialë në rajon ndërsa dallimi është se këta duhet të hetojnë funksionarë aktual në bazë të përgjimeve.