Janë të paktë ata persona, të cilët investojnë shumë pak para për të ardhmen e tyre, por fitimet që përftojnë janë të mëdha.
Mirëpo, fati i ka buzëqeshur një të riu, i cili e ka nisur karrierën e tij me shumë pak para dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të kapë majat.
Ai është një student 20-vjeçar dhe ka treguar supermakinën e tij të veshur me ar, pasi zbuloi se është në rrugën e duhur për t’u bërë një milioner para se të mbushë 21-vjeç.
Gurvin Singh, i cili e nisi gjithçka me vetëm 130 dollarë investim, po gjeneron mijëra dollarë fitime çdo muaj falë aftësive të tij, pasi mësoi si të tregtojë monedha në tregun e këmbimit valutor “Forex”.
Me shumat marramendëse që po fiton, çdo gjë po ecën mbarë për të, për t’u bërë një nga milionerët më të rinj në botë, para se të festojë 21-vjetorin e lindjes në janar të 2019-s.
Ai ka pozuar makinën e tij, një Maserati të veshur me ngjyrë ari, që ka kushtuar rreth 65 mijë dollarë.
20-vjeçari arrin të fitojë 130 mijë dollarë në muaj, falë interesave të tij të ndryshme në biznesin e “Forex”, kurset e trajnimit që ai ka krijuar dhe ndërmarrjet e tjera.
I riu, i cili studjon në vitin e tretë për mjekësi në Universitetin e Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar dëshiron që të bëhet doktor, por paralelisht do të merret edhe me tregun e këmbimit valutor, që e ka shndërruar në një milioner të vërtetë.
Përveç Maseratit, ai ka edhe një Mercedes Benz S-Class që kushton 28 mijë dollarë dhe një Jaguar, me vlerë 17 mijë dollarë.
Në vitin e kaluar, ai gjithashtu ka blerë dhe shitur një Audi A5, një Audi A1, BMW seria 7 me vende masazhi, dhe gjithashtu një BMW seria 6 seri.
Ai tha: “Unë kam pasur shumë vetura. Por Maserati më pëlqen më shumë dhe dua ta ruaj.” Ai paguan çdo vit rreth 15 mijë dollarë për siguracionet e Maseratit dhe a parkon automjetin në një vend të sigurt në qytetin e tij universitar.
Megjithatë, sa më i pasur bëhet, aq më tepër rriten “kërkesat”. Ai tregoi se vitin që vjen dëshiron të blejë një Lambo të artë, por që përputhet me Maseratin.
Singh ishte vetëm 19 vjeç kur filloi tretimin në Forex si një mënyrë për të financuar studimet e tij në Universitetin e Plymouth.
Comments are closed for this post.