Janë publikuar pamjet tronditëse ku tregojnë mushkëritë e nxira nga katrani të një duhanpirësi.
Në vend që të kishin ngjyrë rozë të shëndetshme, mushkëritë kishin ngjyrë qymyri dhe ekstremisht të përflakura nga dekada e mbetjeve të duhanit, duke i bllokuar ato, shkruan DailyMail.
Mjekët nga Spitali Popullor Ëuxi në Jiangsu, Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.
Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25milion herë në mediat sociale, dhe përdoruesit e emëruan si “reklama më e mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë”.
Comments are closed for this post.