Zoran Zaev me vetëdije ka gënjyer se trasa për autostradën Kërçovë-Ohër ka dështuar vetëm për ta nxirrë projektin e VMRO-DPMNE-së, për ta arsyetuar paaftësinë profesionale dhe të vjedhë para. Dje shërbyesi i tij Boçvarski e pranoi se kanë gënjyer dhe se trasa nuk ka dështuar, ndërsa Zaev për tre vjet në pushtet nuk arriti ta përfundojë projektin, por ka lidhur anekse shtesë të marrëveshjes me qindra milion euro.

Zaev i ka gënjyer qytetarët para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016. Zaevi gënjen qytetarët edhe tani. Dallimi është që në vitin 2016 qytetarët i kanë besuar, ndërsa tani askush nuk i beson.

Qytetarët nuk i besojnë, sepse premtoi se do të japë 140 milion euro për zhvillim të formave vendore, ndërsa ka dhënë 10 milion euro përmes Fondit për inovacione nga firmat e familjarëve të funksionarëve të LSDM-së.

Qytetarët nuk i besojnë Zaevit sepse premtoi se do t’i ndërtojë HEC Çebren dhe HEC Galishte. Tre vjet prejse është në pushtet nuk ka asnjë gjë nga ndërtimi.

Zoran Zaev gjithçka që premtoi ka gënjyer. Qeveria është gjenerator i lajmeve të rreme. Vijon përgjegjësi për të gjtiha gënjeshtrat në 3 vitet e fundit. Parparin ndryshim. Pas 12 prillit vijon rindërtimi i Maqedonisë.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së