Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli, i cili po qëndron për vizirë zyrtare në vend, përmes Tuiterit ka dhënë mesazh, veçanërisht deri tek të rinjtë, që të mos heqin dorë nga ardhmëria evropiane.

“Sot udhëtojmë në Maqedoninë e Veriut dhe kam një kërkesë, veçanërisht deri tek të rinjtë në vend: të mos heqin dorë nga ardhmëria evropiane. Ju i takoni familjes tonë. Parlamenti Evropian është me ju”, ka shkruar Sasolli në Tuiter.

Njeriu i parë i Parlamentit Evropian, mesazhin e përcolli edhe përmes video deklaratës deri tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.

“Do ta vizitoj vendin e mrekullueshëm Maqedoninë e Veriut, ndërsa do ta vizitoj edhe Shqipërinë për disa javë dhe këto vizita janë me të vërtetë të rëndësishme për mua personalisht. Ky do të jetë udhëtimi im i parë zyrtar jashtë BE-së, në vende me të cilat jemi miq, të cilat duam të bëhen pjesë e Unionit tonë. E dimi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri ishin thellë të dëshpëruar kur dëgjuan se disa vende e kanë bllokuar fillimin e negociatave. E kuptoj këtë dhe e ndaj dëshpërimin tuaj. I realizuat të gjitha kriteret, keni bërë punë të shkëlqyer dhe merituat dritë jeshile për fillimin e negociatave. Për këtë çështje, PE-ja dhe KE-ja e shprehën mendimin e tyre shumë qartë së bashku me shumicën e madhe të vendeve të BE-së. Por, ky nuk është fund i diskutimit. Parlamenti Evropian, shtëpia e demokracisë evropiane është me ju. Nuk do të heshtim. Do të shtypim fuqishëm për votim pozitiv në Këshillin e ardhshëm Evropian. Unë kam një kërkesë, veçanërisht deri tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut: Ju lus që të mos hiqni dorë nga ardhmëria evropiane. Ju i përkisni familjes tonë dhe ju në fund do të jeni anëtar i kësaj familje. Kjo familje do t’ju presë me besim dhe shpresë”, porositi Sasolli në video mesazhin.

David Sasolli në kuadër të vizitës së sotme në Shkup do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, pastaj me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa do të ketë takime edhe me liderët e partive politike dhe do të mbajë fjalimin në Parlament.

Sasolli do ta hapë Jurop Haus (Europe House), në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian, dhe do t’i bashkëngjitet debatit të ambasadorit Samuell Zhbogar dhe nxënësve nga shkollat e mesme me temë “Vizioni i të rinjve për BE”. .