Emërimi i ambasadorëve në disa nga vendet e lira akoma është në fazë bisedimesh midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, presidentit dhe faktorëve të tjerë të rëndësishëm në institucionet shtetërore, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me atë së nëse këshilltari i tij për politikë të jashtme, Dane Taleski, do të jet ambasadori i ri në misionin në NATO.

Ai nuk deshi të japë emra, por theksoi se pret që javën e ardhshme të marrë informacion nga autoritetet për emra të caktuar.

“Nuk dua që paraprakisht të spekuloj me emrat, sepse ju përmendni këshilltarin në Qeveri për politikë të jashtme, i cili punon në NATO dhe programin e BE-së, në marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë. Nuk e di nëse dëshiron, ose nuk dëshiron, nëse ka pranuar apo nuk ka pranuar, nëse është biseduar. Do të nxitoja nëse do të jepja ndonjë emër, do t’i kumtojmë vendimet në kohë kur do të sillen”, tha kryeministri duke inspektuar fillimin e punimeve ndërtimore në rrugën nga Buteli deri në Luboten.

Taleski përmendet si kandidat i mundshëm për ambasador në misionin e NATO-s, ndërsa kryeministri dje nga foltorja e kuvendit duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, nuk deshi të flasë për emrat e kandidatëve të mundshëm për pozitat ambasadore në Uashington, në misionin e Aleancës, Tel Aviv dhe Sofje, por potencoi se për momentin NATO është prioritet.