“Duke pasur parasysh se lufta kundër krimit të organizuar është sfida e shekullit 21, ndërsa ndikimi i tij është në të gjitha sferat në shoqëri, menaxhimi me sukses me këtë fenomen kërkon qasje serioze nga të gjitha institucionet kompetente për zbatimin e ligjit”.
Këtë mes tjerash e ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në fjalimin e tij në hapjen e seminarit “Bashkëpunimi ndër-dikasterial në ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm”, nën organizim të Zyrës për bashkëpunim dhe mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Shkup,.
Spasovski tha se në vend ekziston vullnet politik dhe vetëdije publike për luftën intensive dhe të vazhdueshme kundër krimit të organizuar, duke shtuar se shteti po angazhohet në këtë drejtim.
“Sfidat me të cilat përballemi për të trajtuar krimin e organizuar transnacional po bëhen më komplekse nga viti në vit dhe kërkojnë thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar midis vendeve në rajon, dhe më gjerë, veçanërisht në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare”, tha Spasovski.
Ai shtoi se në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut ka mbështetje të fuqishme nga vendet e rajonit dhe bashkësia ndërkombëtare.
Comments are closed for this post.