Modeli shqiptar Rolando Lekaj ka qenë shpesh në vëmendje për fotot me VIP-a me famë ndërkombëtare duke u shfaqur krah Irina Shayk, Kendall Jenner, Nicki Minaj etj.
Por vitin e kalur Rolando bëri të gjithë botën të flasë për të pasi në ankandin e bamirësisë bleu koleksionin e fustaneve që kushtonte plot 1.6 milion dollarë.
I ftuar në “Soiree”, Rolando tregoi se ato para kanë shkuar për kërkim shkencor kundra disa sëmundjeve.
“Kur gjendet ai ilac, nuk shpëton vetëm amerikanët, kinezët etj., por shpëton gjithe botën. Ajo ndihmë që unë kam dhënë atë ditë nuk është vetëm për modën apo për t’u treguar në televizion, por eshtë për gjithësecilin nga ne, edhe për fëmijët e fëmijëve tanë, sepse në të ardhmen ata nuk do të jetojnë me frikë siç po jetojmë sot ne”, tha Rolando.
Kujtojmë që Ronaldo është i martuar me një biznesmene dhe vajzë spektaklesh në Kinë, nga e cila ka një vajzë.
Comments are closed for this post.