‘Game of Thrones’ sërish ka treguar se është ndër serialet më të mira të të gjitha kohëve, me fitimet në Emmy mbrëmë.
Mbrëmë është mbajtur ceremonia e Emmy Awards, ceremoni kjo në të cilën shpallen çmimet për seritë më të mira televizive të vitit, të zgjedhur nga kritikët amerikanë të filmit.
E seria fantazi e HBO, Game of Thrones, e cila gjatë këtij viti ka shfaqur edhe sezonin e fundit, atë të tetin, ka fituar çmimin kryesor të mbrëmjes, duke u zgjedhur si seriali më i mirë që është transmetuar gjatë vitit 2019.
Kjo është hera e katërt që kjo seri shumë e shikuar e fiton këtë çmim dhe është ndër seritë e pakta, çdo sezone e të cilit ka qenë e nominuar për çmimin prestigjioz, shkruan Gazeta Express.
Në përgjithësi, Game Of Thrones ka qenë seriali më i suksesshëm këtë edicion, me gjithsej 32 nominime dhe ka arritur të rrëmbejë 12 çmime.
Peter Dinklage ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor, për rolin e Tyrion Lanister, megjithëse 10 aktorët e tjerë të serialit ishin të nominuar.
Kështu, HBO ka dalë të jetë edhe këtë edicion televizioni me më shumë fitime, duke u ndihmuar edhe nga ‘Chernobyl’ i cili fitoi çmimin për serinë televizive më të mirë të shkurtër.
HBO ka fituar në total 34 herë, duke e kaluar edhe Netflix-in me 27 fitore.
Këto fitore për ‘Game of Thrones’ vijnë pas ktitikave dhe mos-kënaqësive të shumta të fansave. Të cilët janë ankuar shumë për atë se si ka përfunduar seriali i preferuar i tyre.
Siç duket, kritikët dhe njohësit e filmave nuk kanë menduar njëjtë! /Gazeta Express/
Comments are closed for this post.