iç dihet prej kohësh Bes Kallaku po punon për realizimin e filmit “Falco” në të cilin do të luajnë personazhe shumë të njohur dhe pritet të publikohet së shpejti.
Në këtë film do luajë edhe Bleona Qereti e cila gjatë kësaj kohe na ka zbuluar edhe pamjen me të cilën do shfaqet në film.
Ndërsa Besi sot në një intervistë për “Rreze dielli” tregoi se Bleonës i ka paguar vetëm shpenzimet e udhëtimit dhe asgjë më shumë.
“Bleona është nën kryetarja e Bashkisë dhe është kandidate për Paskuqan- Bathore. Ajo erdhi direkt nga Amerika me nja 77 fustane. Bleona ka qenë një kontratë pa pagesë. Erdhi falas. Janë paguar vetëm biletat e udhëtimeve. I dërgova skenarin dhe me shumë kënaqësi më tha që pranoj të jem pjesë e këtij projekti”, tha Besi.
Comments are closed for this post.