Zv/shefi i Departamentit të Pajtueshmërisë dhe Komunikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit të Migracionit, Ali Rıza Beşkat, ka njoftuar se duke përjashtuar emigrantët që largohen nga lufta dhe persekutimi, numri i personave që kanë ardhur në Turqi për të bërë biznes, për të kaluar jetën si pensionistë ose për të ofruar kontribut në ekonomi ka tejkaluar 1 milion, raporton Anadolu Agency (AA).
Beşkat, i cili qëndroi në qytetin Kayseri në kuadër të një programi, për AA ka bërë të ditur se emigrimi është përjeutar në çdo periudhë të historisë.
Turqia është një vend e cila përgjatë historisë ka hapur krahët për njerëzit që janë larguar nga lufta dhe persekutimi, ku dhe për shkak të luftërave në kohët e fundit janë shtuar edhe emigrimet.
“Kryesisht 3.6 milionë sirianë nën mbrojtjen e përkohshme dhe ndërkombëtare jetojnë bashkë me ne. Krahas këtyre sot në territorin tonë janë edhe mbi 1 milionë persona të tjerë që kanë leje qendrimi, të cilët janë njerëz që kanë ardhur me migrim të rregullt, jo për arsye të luftës apo persekutimit. Këto persona ofrojnë kontribut për ekonominë tonë pasi punojnë, ngrenë biznese, merren me turizëm apo jetojnë pjesën e jetës së pensionit. Shkaku kryesor i kësaj është se vendi ynë ka shënuar shumë përparime serioze në zhvillimin social dhe ekonomik. Është bërë një qendër tërheqëse për rajonin dhe vendet përreth. Që nga viti 2019 ka arritur mbi 1 milion numri i njerëzve, që banojnë me leje qëndrimi në Turqi”, tha Beşkat.
– “Turqia vendi që ka pritur më shumë refugjatë”
Pasi ka vënë në dukje se statistikat e migrimit të rregullt në Turqi rriten vazhdimisht, Beşkat theksoi se nga 800 mijë që ka qenë në vitin 2018 numri i migrimeve të rregullt ka arritur në 1 milionë dhe se në periudhën në vijim kjo shifër mund të rritet edhe më tej.
“Turqia ka kryer punë të rëndësishme në çështjen e mbrojtjes, pritjes së emigrantëve në botë”, ka kujtuar Beşkat, duke shtuar më tej se, “Turqia është vendi që kohët e fundit vazhdimisht ka pritur më shumë refugjatë në botë. Turqia është vendi që kohët e fundit ka pritur më shumë rrefugjatë, kjo është konfirmuar edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB)”.
Comments are closed for this post.