Para pak çastesh në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë shtetasi Fatmir Tahiri i datëlindjes 1962 nga Tetova. Personi i pajetë është gjetur i vrarë në veturën e tij në afërsi të shtëpisë së tij në Tetovë. Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi ish-kryeministrit Hazbi Lika dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës. Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje. Nga familja apo komuna e Tetovës bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës.
Comments are closed for this post.