Pas takimet mes kryeministri Zoran Zaev dhe ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker, kryeministri Zaev në konferencë të përbashkët me Reeker tha se në takim u vërtetua interesi i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, sipas themeleve të Deklaratës për partneritet strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut
“Si partnerë ndajmë dhe krijojmë aktivitet kundër luftës së terrorizmit dhe kërcënimet tjera kundër paqes dhe sigurisë botërore. Deri tani 21 vende kanë ratifikuar Protokollin për hyrje në NATO, ndërsa SHBA-të e nisën procedurën në Senatin e tyre dhe presin që në shtator apo tetor kjo procedurë të përfundojë”, tha Zaev duke shtuar se për vendin tonë është inkurajim mbështetja e SHBA-ve në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.
Kryeministri Zaev përmendi rezultatet konkrete të katër fushave ashtu siç u kërkua nga Këshilli i Evropës vitin e kaluar. Ai tha se janë të gatshëm me opozitën që të dakordohen rreth Propozim-ligjit për Prokurori Publike.
“Të gjithë presim që në tetor do të arrijë vendimi për nisjen e bisedimeve me BE-në, askush nuk dëshiron dëshprime të reja, as në BE as brenda në shtëpi as edhe në rajon”, tha Zaev duke përmendur se duhet të pranohen arritjen e vendit siç janë marrëdhëniet me fqinjët.
Comments are closed for this post.