Gjashtë ekipet mobile të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale gjatë dy javëve të kaluara kanë identifikuar 167 fëmijë, mes të cilëve edhe 18 foshnja në disa udhëkryqe më frekuentuese në Shkup. Aktivitetet më të shpeshta, ku janë përfshirë fëmijët janë puna në rrugë, duke përfshirë edhe shitje të gjërave të vogla, pastrim të xhamave dhe lypje. Pjesa më e madhe e fëmijëve janë pa dokumente dhe s’janë të përfshirë në procesin mësimor.

Këto janë një pjesë e të dhënave që ekipet mobile për trajtimin e fëmijëve të rrugës në Qendrën për punë sociale Shkup i prezantuan sot në një takim pune me ministrin e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, me përfaqësuesin e UNIFEC-it, Benjamin Perks dhe me përfaqësues të Kryqit të Kuq të Bashkisë së Shkupit.

“E vetmja mënyrë t’i detektojmë dhe të fillojmë t’i zgjidhim problemet që ballafaqohen fëmijët është që të punojmë me to dhe me familjet e tyre, t’u sigurojmë mbështetje të vazhdueshme. Pikërisht për këtë arsye i forcojmë ekipet e Qendrës për punë sociale që tashmë kanë filluar me përzgjedhjen e lokacioneve më të frekuentuara ku ka fëmijë që lypin”, tha Carkovska.

Carovska edhe një herë rikujtoi rëndësinë e reformës sociale që ende është në procedurë kuvendare.