Uthulla thuhet të jetë zbuluar diku 5000 vjet para Lindjes së Krishtit, kur lëngu i hardhisë ishte shndërruar në verë dhe pastaj në uthull.
Fillimisht ishte përdorur si ruajtës i ushqimit, por njerëzit pastaj ia kishin zbuluar vetitë e shumta mjekësore.
Hipokrati e ka përdorur atë për të shëruar plagë, ndërkaq gjatë shekullit të 18-të është përdorur si ilaç natyral për sëmundjen e diabetit, dhimbjet e lukthit, etj.
Më poshtë i keni disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell uthulla e mollës nëse e konsumoni çdo ditë për dy muaj rresht:
– Vetitë antibakteriale të uthullës së molle jua shërojnë fytin e tharë
– Konsumimi i një luge të çajit me uthull molle jua rikthen nivelet adekuate të acidit në lukth, e parandalon refleksin acidik dhe spazmat intestinale
– Ka efekte anti-glicemike dhe në mënyrë pozitive ndikon te sheqeri në gjak duke e parandaluar tretjen komplete të karbohidrateve komplekse
– Uthulla e mollës trajton shumë çrregullime të lëkurës, duke filluar nga pickimet e insekteve, helmimi me dredhkë e deri te djegia nga rrezet e diellit.
Comments are closed for this post.