Për dy të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri, për vrasjen e 20 vjeçarit Nikolla Sazdovski sapo u mor dhe aktvendimi, shkruan Zhurnal.
Të dy të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me nga 19 vite burg.
I akuzuari i tretë J.L është në arrati.
Të dy të dënuarit gjithashtu do të duhet të paguajnë të gjitha shpenzimet gjyqësore, dhe familjes më të ngushtë të Sazdovskit dëmshpërblim prej 1 milion e 200 mijë denarë.
“Ishte procedurë për vepër më të rëndë penale “vrasje” dhe dëmi nuk mund të përmirësohet, kemi humbur jetë të re. Shprehë ngushëllime më të sinqerta deri tek familja e të vdekurit Sazdovski. Në periudhë prej 5 muaj e gjysmë gjykata ka udhëhequr procedurë për këtë lëndë. Duke vlerësuar të gjitha dëshmitë veçmas, gjykata ka vërtetuar gjendjen faktike të ngjarjes”, tha gjykatësja Daniella Aleksovska para shqiptimit të dënimit.
Ky rast pati filluar që më 9 nëntor të vitit të kaluar dhe e udhëheqë gjykatësja Daniella Aleksovska.
Më 7 shkurt të këtij viti ishte bërë inskenimi i vrasjes në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve në stacionin e autobusit në Autokomandë.
Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L. (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Autokomandë.
Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion. Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.
Comments are closed for this post.