Jo të gjithë janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është vitamina E për shëndetin e tyre të përgjithshëm. Shumica njohin vitaminën C, D, kalciumin apo folatet, por jo vitaminën E. Për ata që nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që mund të bëjë vitamina E, më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet e kësaj të fundit.

Vitamina E është ndër të paktat vitamina që është edhe antioksidant, që ndihmon në luftën kundër radikalëve të lirë. Ajo çfarë bën një antioksidant është të kombinohet me oksigjenin dhe të mbrojë llojet e tjera të vitaminave siç është vitamina A që të shkatërrohet e të mos absorbohet nga trupi. Antioksidantë janë gjithashtu të rëndësishëm për membranat e qelizave tuaja. Ka edhe studime që tregojnë se vitamina E mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të zemrës që janë të lidhura me plakjen e qelizave.

Hollimi i gjakut
Një tjetër përfitim nga vitamina E është hollimi i gjakut duke ndihmuar në parandalimin e mpiksjeve të gjakut në venat tuaja sidomos arteriet !

Mund t’ju interesojë gjithashtu: Vitamina E, sekreti i bukurisë së përjetshme dhe jetëgjatësisë; ja përse duhet ta merrni gjithmonë

Mbrojtja e qelizave dhe ADN
Vitamina E është e njohur për aftësinë e saj për të mbrojtur  ADN-në dhe qelizat tuaja kundër përbërësve kancerogjenë. Në thelb ndalon tumoret që të rriten e në të njëjtën kohë nxit sistemin tuaj imunitar në mënyrë që të luftojë në mënyrë efektive bakteret që mund të zhvillohen në kancerogjene. Ka studime që tregojnë se vitamina E është në gjendje të ndalojë kancerin e lëkurës kur aplikohet në lëkurë rregullisht.

Diabetikët

Me ndihmën e vitaminës E, prodhimi i insulinës do të rregullohet. Për më tepër, metabolizmi i glukozës në gjak do të përmirësohet kur ju të keni sasi të mjaftueshme të vitaminës E në sistemin tuaj.

Ul nivelet e kolesterolit

Një përfitim tjetër i vitaminës E në sistemin tuaj është se ajo ndihmon në reduktimin e niveleve të kolesterolit. Nivelet e ulëta të kolesterolit do të thotë se ju jeni më pak të prirur të vuani nga probleme të zemrës.

Përmirëson gjendjen e lëkurës

Falë antioksidantëve që janë të pranishëm në vitaminë E, ju mund të përmirësoni ndjeshëm cilësinë e lëkurës nga përdorimi topik i kësaj të fundit ose marrja e saj nga goja. Flokët e tu do të përfitojnë gjithashtu nga vitamina E, teksa  më shumë gjak qarkullon drejt kokës suaj duke nxitur rritjen e shëndetshme të flokëve. Vitamina E gjithashtu është vërtetuar se është tejet efektive kundër problemeve të ndryshme të lëkurës si puçrra fytyre, plagët dhe rrudhat.

Siç mund ta shihni, vitamina E luan një rol të rëndësishëm në trupin tuaj nga ulja e niveleve të larta të kolesterolit në rritjen e flokëve dhe përmirësimin e cilësisë së lëkurës.