Të hiqni karbohidratet nga regjimi juaj ditor fillimisht mund t;ju mërzisë pasi në fund të fundit janë një kënaqësi më vete. Nga Kim Kardashian në Halle Berry, çdo njeri i famshëm duket se po provon këtë mënyrë të re “diete”.
Sipas Faye James, autore e Planit të Jetesës së Gjatë, i cili përmban librat e saj të gluten free, të ulëta në karbohidrate dhe recetave të ulëta të sheqerit ka thënë se një regjim si ky më sipër është i mirë për jetëgjatësinë tuaj. Arsyeja?
“Duke ndjekur një dietë të ulët në karbohidrate që shmang glutenin, karbohidratet e niseshtesë dhe sheqernat e rafinuara janë shumë të dobishme për shëndetin”, thotë Faye. Ushqimi i karbohidrateve ka një ndikim në nivelet e sheqerit dhe të insulinës që luajnë një rol në shumë sëmundje kronike si diabeti, kanceri dhe sëmundje kardiovaskulare, “shton ajo.
Sipas Faye, nëse ulni nivelet e karbohidrateve atëherë sheqernat tuaja të gjakut kontrollohen dhe insulina mbahet në minimum, që do të thotë se ju ndjeheni më të ngopur gjatë ditës dhe do të keni më pak gjasa të hani ushqime të shpejta.
“Shkolla Publike e Harvardit e Shëndetësisë ka analizuar më shumë se 53 studime nga 68,000 pjesëmarrës dhe ka gjetur se ata që ndjekin dietën e ulët në karbohidrate humbën më shumë peshë se ato në dietat me yndyrë të ulët”.
Nëse dëshironi ta provoni Faye ju rekomandon që të hani shumë yndyrna të mira, si peshqit dhe avokado, zarzavate dhe mish .
Comments are closed for this post.