Nga rrjeti i sistemit “Site Siti” thonë se nevojitet sistem i cili do të mundësoj që ushqimi i tepërt në vend që të hidhet në mbeturina të jepet për familjet të cilët kanë nevojë.
Vitin e kaluar sistemi është mbështetur nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Fondi për Inovacione, me qëllim që të shikohet përmbajta e saj dhe eventualisht të mendohet që para kohet të bëhet në sistem zgjidhje.
“Bëhet fjalë për sistem që ka për qëllim që ushqimi i tepërt e cila është në gjendje të mirë të mos përfundojë në mbeturina, por të dedikohet për atje ku ka nevojë”, tha koordinatori i rrjetit “Site Siti”, Blazhe Josifovski.
Nga atje thonë se duhet të ndryshojmë gjendjen dhe faktet të cilat tregojnë se Maqedonia është vendi i dhjetë në botë për nga hedhja e ushqimeve, në kushte kur rreth 460 mijë qytetarë jetojnë në pragun e varfërisë dhe nuk mund të sigurojnë tri vakte në ditë.
Comments are closed for this post.