Një grua nga Venecia dhe një burrë nga Padova, të dy 36-vjeç, janë kapur në flagrancë ndërsa kryenin marrëdhënie seksuale në rrugë, pranë “Ponte della Costituzione di Piazzale Roma”, në Venecia.
Të dy janë denoncuar nga autoritetet gjyqësore të Policisë Bashkiake, e cila ka ndërhyrë menjëherë pas sinjalizimit të disa banorëve, që kishin parë sjellje “hot” mes tyre. Gruaja, në momentin e ardhjes së agjentëve, ishte gjysmë e zhveshur.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në zonën e njohur dhe të frekuentuar Ponte di Calatrava.
Të dy, të kapur nga një pasion i pafrenueshëm, kanë konsumuar një marrëdhënie të shpejtë seksuale, shkruajnë mediat italiane. Por ishin qartësisht të dukshëm edhe nga ura, aq sa disa njerëz filluan të filmojnë skenën me anë të celularëve.
Ndërsa disa të tjerë, ndoshta të lodhur duke parë një skenë të tillë mu në mes të qytetit, kanë njoftuar forcat e rendit.
Pas mbërritjes së shpejtë të këtyre të fundit, çifti është kapur në flagrancë. Burri ishte akoma pranë gruas. Policia i ka ndërprerë dhe ka denoncuar rastin.
Comments are closed for this post.